0.5 C
Tirana
E mërkurë, 29 Mars, 2023
spot_imgspot_img

Babai i Stresit ka kërcënuar produksionin e “BBVKS”? Flet gazetari!

Arkimed Lushaj, apo Stresi sic njihet ndryshe, është një nga banorët më të komentuar të “Big Brother VIP Kosova”. Përpasjet e tij brenda shtëpisë kanë qenë të shumta, por e fundit prej tyre, ajo me Juliana Nurën u tha se e ka acaruar aq shumë babain e tij, sa ky i fundit ka kërcënuar produksionin dhe ka tentuar të futet në shtëpi.

Moderatori i spektaklit Alaudin Hamiti ka sqaruar të vërtetën në një bisedë virtuale me ndjekësit e tij. “Përse nuk e padit babanë e Stresit që të ka kërcënuar edhe me këtë ta largoni Stresin jashtë tani pa problem? Atëherë shikohet Bigu”, iu drejtua një ndjekës/e prezantuesit.

Alaudini u përgjigj duke thënë se nuk ka asgjë të vërtetë në këto spekulime. “E kuptoj kureshtjen e njerëzve për BB, por ky lajm që po qarkullon për kërcënime nuk është i vërtetë”– shkroi ai.

Sali Lushaj, ish-truproja e ish-kryeministri Sali Berisha, i ka dalë vazhdimisht në mbrojtje të birit në situata të ndryshme, duke treguar se ka një lidhje të fortë me të.

easy dinner ideas

te ngjashme

Te fundit