Anila dhe Ardit Gjebrea janë një nga çiftet më të dashur të publikut shqiptar, të cilët prej vitesh përjetojnë një histori të bukur dashurie Ata gjithmonë kanë treguar se janë shembulli i një çifti të përsosur dhe modeli i dy prindërve idealë.
Sot është një ditë e shënuar në familjen e tyre pasi Anila Gjebrea feston ditëlindjen. Dhe Ardit Gjebrea ka zgjedhur që për gjysmën e tij më të mirë të bëjë edhe një urim në rrjetin e tij social Instagram.
“Po Po! Ma hap derën, thjesht të të them sa i bekuar jam që në një ditë si kjo, erdhe në këtë botë për mua e për fëmijët tanë. Të të them se nëse ka jetë të tjera, i lutem Zotit që të të kem në çdo jetë timen @anilagjebrea”, ka shkruar ai, përkrah një fotografie ku shihet një buqetë e bukur me trëndafila në formë zemre, të cilat ai me siguri ja ka dhuruar njeriu të zemrës.
Është kaq bukur kur sheh urime të tilla nga personazhe publikë të cilët kanë mundur ta mbajnë familjen të bashkuar dhe gëzojnë një dashuri të madhe dhe të sinqertë për njëri-tjetrin.