11.5 C
Tirana
E martë, 21 Mars, 2023
spot_img

“Kësaj duhet t`i biejmë”, kundër cilës banore “bënë aleancë” Olta dhe Luizi!

Edhe pse loja në “Big Brother Vip” sa vjen e nxehet, jot ë gjithë banorët janë njësoj aktiv në të. Një pjesë vazhdimisht përfshihen në debate e komentohen, të tjerët zgjedhin të shohin rehatinë e tyre. Pas lotëve të një dite më parë, kur u shpreh se ishte ngarkuar shumë nga Prime për ato çfarë i tha Arbana dhe Zhaku, aq sa mendoi edhe largimin nga shtëpia, Olta Gixhari ka kaluar në kundërsulm.

Ajo madje ka thurur “një aleancë të përkoheshme” me Luizin për të përfshirë “me hir ose me pahir” në lojë një banor të shtëpisë, nga ata të “qetët”.

Së bashku me Ejlli ata kanë parë nga Valbona duke u shprehur: “ Kësaj duhet t’i biejmë”, padyshim në kontekstin e lojës në mënyrë që të jetë më aktive.

Olta më herët u shfaq shumë e shqetësuar sidomos nga fjalët e opinionistes, Zhaklina Lakatari. “Nuk kam dalë asnjëherë nga vetja, siç tha Zhaklina. Nuk kam dal fare, s’më keni parë fare, as nuk keni për të më parë këtu. As nuk kam sharë, as nuk kam bërtitur. Pse për të ngritur Efin, duhet të më ulin mua? Pse më vë gjëra që unë nuk i kam? Kjo më shqetëson mua, nuk e duroj dot!”- u shpreh ajo.

easy dinner ideas

te ngjashme

Te fundit