Grupi i famshëm Italian “Ricchi e Poveri” dha një koncert të paharrueshëm në teatrin “Petro Marko” në Vlorë dy ditë më parë. Publiku nostalgjik shqiptar e priti me entuziasëm performancën e tyre, që risolli në kujtesë këngë mjaft të dashura të viteve `80. Te mrekulluar nga Shqipëria, në një intervistë të shkurtër në “Rudina” në Tv Klan, Angela Brambati dhe Angelo Sotgiu rrëfyen emocionet e tyre e thanë se do ta vizitojnë më shpesh vendin tonë.
Angela Brambati: Kisha drithërima. Por me emocione të mëdha me këtë publik kaq të mrekullueshëm që këndoi me ne. Shumë bukur! Nuk kam fjalë për të përshkruar emocionet, gëzimin.
Angelo Sotgiu: Njerëz të mrekullueshëm që këndonin bashkë me ne, për ne është emocion i madh. Me shumë mundësi nëse kthehemi për pushime këtu mbase mund të lindë kënga…
Angela Brambati: E kemi vendosur, të paktën unë e kam vendosur që do të vij shumë shpesh këtu.
Angelo Sotgiu: E kam vendosur edhe unë.
Angelo Sotgiu: Po. Kështu e bën gjithmonë, je një kopjac, atë që bëj unë e bën edhe ti.
Angelo Sotgiu: Ngaqë jemi bashkë dhe do vijmë bashkë.
Angela Brambati: Duhet të vijmë këtu sepse pamë që është një vend i mrekullueshëm. Njerëzit janë të afrueshëm, ndihemi si në shtëpinë tonë. Dhe nëse ndjehesh në shtëpinë tënde duhet të kthehesh në shtëpi.