Në moshën 6 vjecare, Kynlee Heiman është gjimnaste, aktore dhe modele. Vogëlushja flokëkuqe, me origjinë nga SHBA-ja, që në moshë të vogël ushtrohet në disa disiplina dhe tashmë, ka barkun e një atleteje profesioniste.
Ata që e njohin, thonë se Kynlee është plot energji dhe i pëlqen të stërvitet. Megjithatë, imazhet që prindërit postojnë në internet janë kritikuar ashpër. “E privuat nga fëmijëria”, “Prindër të sëmurë. Lërini fëmijët të jenë fëmijë dhe mos i detyroni të plotësojnë dëshirat tuaja”, “E gjithë kjo më duket shfrytëzim me pak trishtim brenda. Prindërit duan ta kthejnë fëmijën e tyre në një “mini-influencer”, “I shkreti fëmijë”, janë vetëm disa nga reagimet e përdoruesve të Instagramit.
Me tiparet e saj shprehëse, vogëlushja ka arritur sakaq të tërheqë vëmendjen e fotografëve të modës. Ajo është shfaqur në reklama, ka luajtur në një film e ka fituar dhe konkurse bukurie.