Aktorja e famshme Raquel Welch, një seks simbol ndërkombëtar dhe fituese e Golden Globe, ndërroi jetë në moshën 82 vjecare pas një sëmundjeje të shkurtër. Ajo nuk vuajti, por u shua “në paqe herët këtë mëngjes”, konfirmoi menaxheri i saj Steve Sauer për PEOPLE.
Karriera e Welch u shtri për më shumë se 50 vjet, duke interpretuar në mbi 30 filma dhe 50 seriale televizive dhe spektakle. Ylli hollivudian ishte përfshirë vitet e fundit edhe në një linjë shumë të suksesshme parukesh.
Raquel la pas dy fëmijët e saj, djalin Damon Welch dhe vajzën e saj Tahnee Welch.”
TMZ ishte e para që e raportoi lajmin. Welch bëri debutimin e saj në film në mesin e viteve 1960, me rolet kryesore në filmat Fantastic Voyage të vitit 1966 dhe One Million Years B.C. po atë vit.
Ky i fundit ishte ai që pompoi menjëherë ngjitjen e saj drejt famës, duke e kthyer në një symbol të padiskutueshëm të bukurisë femërore, të gërshetuar me talentin. Për Raquel ndërkohë, imazhi i seks-bombës me forma fizike përfekte dhe një fytyrë ëngjëllore ishte ndihma e duhur në kohën e duhur për të rritur dy fëmijët e saj pas ndarjes nga ish bashkëshorti i parë në 1964-tën.
Ajo do të vazhdonte të luante në dhjetëra filma, duke përfshirë The Three Musketeers të vitit 1973, i cili i dha asaj një Golden Globe për aktoren më të mirë në një film komedi ose muzikal. Vetëm disa kohë më parë, në një rrëfim tepër të sinqertë për veten, ajo thoshte: “Kam pasur një jetë shumë të jashtëzakonshme. Dhe nuk ka përfunduar ende”!