24.5 C
Tirana
E martë, 6 Qershor, 2023
spot_imgspot_img

Doja Cat tregon “lëkurën e saj të vërtetë”, të cilën kamera e fsheh! 

Është një këngëtare fituese e shumë cmimeve e me albume te shitura në mbarë botën, megjithatë Doja Cat nuk e ka probleme t`i tregojë publikut “të metat” e saj. Ajo rrëfeu se i duhet të kujdeset shumë për lëkurën, dhe herë pas herë ka shpëthime akneje sic i ndodhi edhe pak përpara ndarjes së çmimeve iHeartRadio.  

27-vjeçarja me origjinë nga Los Angeles (e lindur si Amala Ratna Zandile Dlamini) mori cmimin e Artistes më të interpretuar të vitit në ceremoninë e mbajtur në Teatrin Dolby në Hollyëood. Fill pas fjalimit të saj të shkurtër, këngëtarja shkroi në Instagram për të përcjellë falenderimet e saj dhe aty zbuloi edhe foton që i tregonte ballin e mbushur me pucra.  

Doja Cat duket se kërkon të tregohet sa më e hapur me ndjekësit e saj. Vetëm përpara disa ditësh, ajo nxorri në rrjetet sociale foto nga spitale, shoqëruar me shpjegimin se kishte bërë një operacion për zvogëlimin e gjoksit dhe liposuksion. 

“Katër ditë rekuperim”, thoshte në mesazh, ku shtonte se ndihej mirë edhe pse këmbët lart i dhimbnin nëse lëvizte shumë. 

easy dinner ideas

te ngjashme

Te fundit