KreuStil Jetese

Fisnik Syla: “Nëse Luizi nuk fiton BBV, do t`ia jap unë 100 mijë euro”!

Fisnik Syla: “Nëse Luizi nuk fiton BBV, do t`ia jap unë 100

Ka mbetur pak më shumë se një muaj nga përfundimi i ‘Big Brother VIP Albania’, dhe diskutimet gjithmonë e më shumë po fokusohen tek ata që do të jenë fituesit e këtij edicioni. Banori më popullor brenda shtëpisë së famshme është Luiz Ejlli. Por shumë dyshojnë ( madje edhe ai vetë), se këngëtari nuk ka për të qenë fituesi. Kjo sipas disa ndjekësve, do të ndodhë sepse produksioni favorizon Olta Gixharin dhe do që ta shpallë atë fituese.

Mes këtyre aludimeve, shumë personazhe që i kanë dalë në mbrojtje Luizit. Një prej tyre është ish-i partneri i Fjolla Morinës, Fisnik Syla.

Biznesmeni nga Kosova ka bërë një deklaratë të fortë. Teksa po pyetej nga ndjekësit në llogarinë e tij në Instagram për situatën e Luizit, ai u shpreh i gatshëm t`ia japë vetë paratë e cmimit të madh nëse nuk e fiton këtë edicion të dytë të Big Brother VIP Albania.

Nëse nuk ja japin çmimin e madh, ju betohem unë do i jap 100 mijë euro Luizit. Do e bëj publike”, ka shkruar Syla në Instagram. Tani të gjithë do të duan të shohin nëse do ta mbajë fjalën vërtet!

Tags:

Home bordo

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF