KreuStil Jetese

Martohet vajza e Lionel Richie, dalin pamjet nga dasma madhështore në Francë!

Martohet vajza e Lionel Richie, dalin pamjet nga dasma madhështore në

Sofia Richie, vajza e legjendës së muzikës Lionel Richie, lidhi kurorë me të fejuarin e saj, producentin muzikor Elliot Grainge në një ceremony madhështore në jug të Francës. Modelja 24-vjeçare dhe 30-vjeçari Grainge thanë  “Pranoj” në Hotel du Cap-Eden-Roc në Antibe para familjes dhe miqve, që përfshinin dhe motrën e saj më të madhe, Nicole, dhe Paris Hilton.

Sofia mbantë një fustan të bardhë përrallor, krijim i Chanel me rruaza të bardha. Babai i saj e shoqëroi në altar, ndërsa dhëndri shihet i veshur me kostum me prindërit në krah.

Sofia dhe Elliot u fejuan prillin e vitit 2022 ndërsa më pas organizuan edhe një festë me të dy familjet. Të dy ata kanë qenë miq shumë të mirë, përpara se miqësia të kthehej në dicka tjetër duke i dhënë kështu jetë romancës së tyre.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF