24.5 C
Tirana
E martë, 6 Qershor, 2023
spot_imgspot_img

“Nuk lejon vajzën të takojë të atin”, reagon Rudina Dembacaj!

Ish-bashkëshorti i Rudina Dembacajt, Aleksandër Varfaj, ka lënë të kuptohet në disa postime të tij se aktorja nuk e lejon të takojë vajzën e tyre, Viktorian.

Për këtë cështje, Rudina u pyet edhe nga një ndjekës, ndaj vendosi të reagonte publikisht. Ajo postoi në rrjetet sociale një video ku pretendon se “ nuk është penguar nga ana ime dhe nuk do të pengohet kurrë që fëmija të takojë prindin e vet. Nuk do ta bëj këtë kurrë dhe për këtë të betohem për kokën e saj”!

Në njërin prej postimeve të tij, Aleksandri tregonte kohën e gjatë që kishte kaluar pa e pasur pranë të bijën.

“Një vit pa të puthur. Do të rritesh e do të të sqaroj gjëra që nuk ia uroj askujt. Më ka marrë malli”. Edhe atëherë, u diskutua mjaft në media se pengesat për këtë, vinin nga aktorja e humorit, e cila ka krijuar tashmë shijon lumturinë në krah të Mark Frrokut.

easy dinner ideas

te ngjashme

Te fundit