Edicioni i dytë i “Big Brother VIP” ka patur një sukses të jashtëzakonshëm, duke shënuar rekorde shikueshmërie dhe fitime të mëdha monetare për produksionin. Por mesa duket Top Channel ka vendosur që edhe në natën finale të nxjerr fitime, jo vetëm nga reklamat e shumta, por edhe nga biletat.
Të gjithë ata që duan ta shohin nga afër finalen e madhe të “Big Brother VIP”, biletat fillojnë nga 500 euro dhe për arsye sigurie vendet janë të limituara. Bileta për të marrë pjesë në finale nuk është e aksesueshme online, dhe kërkesa do të duhet të bëhet vetëm përmes emailit zyrtar. Linku për biletat është shpërndarë dhe nga vetë moderatorja e programit Arbana Osmani.
Kujtojmë që vetëm nga aplikacioni “Big Love” fitimet kanë qenë marramendëse, ku fansat nga e gjithë bota paguanin shuma të majme për mesazhe që ju dërgoheshin banorëve të tyre të preferuar.
Pavarësisht fitimeve marramendëse të produksionit, çmimi i madh nuk ka kapur edhe shifrën e 100 mijë eurove, mbetet për t’u parë në ditët në vijim, ndërkohë finalistët që do të jenë pjesë do të marrin nga 10 mijë euro.