KreuStil Jetese

Georgina ka marrë para nga një ish i dashuri misterioz: Sa lekë i ka dhënë?

Georgina ka marrë para nga një ish i dashuri misterioz: Sa lekë i

Georgina Rodriguez u bë e famshme në vitin 2017 kur filloi të takohej me Cristiano Ronaldon. Të dy u njohën në dyqanin Gucci, ku modelja punonte dhe që nga ajo kohë kanë qenë në një lidhje gjashtëvjeçare në të cilën kanë patur dy fëmijë së bashku. Partnerja e yllit të futbollit është bërë një personazh i famshëm vitet e fundit, me gati 50 milionë ndjekës në Instagram, ku ndan momente nga jeta e saj e përditshme.

Ajo gjithashtu ka publikuar së fundmi sezonin e dytë të dokumentaritetit të saj, “I am Georgina”, i cili është i disponueshëm në Netflix. Në të ajo flet për jetën e saj të përditshme. Por përpara se të ishte me futbollistin portugez, modelja nuk bënte një jetë luksoze, në fakt ajo ishte në vështirësi financiare.

Para se të takonte portugezin, Georgina kishte disa marrëdhënie me meshkuj të tjerë. Një herë ajo ishte me një burrë, i cili sipas “Look”, e ndihmoi financiarisht. Nuk ia dimë emrin dhe identitetin, por ai ishte shumë mirë financiarisht dhe kishin një lidhje serioze me të. Ata ishin bashkë deri para se ajo të njihte Cristianon.

Ish-i dashuri i Georginës i jepte asaj 2000 euro në muaj për shpenzimet e saj personale. Look thotë gjithashtu se kur babai i Georgina, Jorge Eduardo Rodriguez Gorjon, vdiq në 2019, ai pagoi biletat e saj dhe të motrës së saj Ivana për të shkuar në funeralin në Argjentinë.

Mësohet se kur ish-i dashuri i Georgina Rodriguez vdiq, influencuesja ishte tashmë me futbollistin.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF