
Superylli kolumbian Shakira u zhvendos në Miami këtë fillim muaji. Ky vendim erdhi pas ndarjes së saj nga ish-futbollisti i Barcelonës Gerard Pique në qershor 2022. Fëmijët e ish-çiftit, Milan dhe Sasha, po ashtu janë duke u ambientuar me mjedisin e ri, teksa janë parë të shoqëruar nga nëna e tyre në ngjarje sportive dhe muzikore.
Pavarësisht nga koha relativisht e shkurtër që kolumbiania ka në Miami, ajo ka krijuar shpejt një rreth të ngushtë miqsh. 46-vjeçarja nuk ka hezituar të publikojë në rrjetet sociale momente nga jeta e saj e re në Miami dhe duket se jeta e saj e kaluar në Barcelonë i mungon shumë pak.
Muzikanti dhe producenti, Emilio Estefan, është bërë pjesë e rëndësishme e jetës së re të Shakirës në Shtetet e Bashkuara. Estefan, i cili është i martuar me artisten kubano-amerikane Gloria Estefan, ka postuar një foto ku shihet duke u përqafuar me Shakirën. Postimi shoqërohet me mbishkrimin, “Ju mirëpresim krahëhapur sepse ne jemi familja juaj!”.
Së bashku me Emilio ajo mori pjesë në koncertin e mikut të saj të ngushtë, Juan Luis Guerra, në Fort Lauderdale. “Çfarë fati dhe çfarë luksi të mund të dëgjosh drejtpërdrejt Juan Luis Guerra, vëllai im shpirtëror dhe një nga artistët që ka mbushur kaq shumë momente të jetës sime dhe të njerëzve të mi”, tha këngëtarja kolumbiane në Instagram.
Djali i saj, Milan, i cili thuhet se është një fans i madh i muzikës, gjithashtu mori pjesë në koncert së bashku me miq të tjerë të ngushtë si Princi Royce dhe Manuel Turizo. “Sa bukur të takohem me miqtë dhe kolegët”, ka thënë ajo në rrjetet sociale. Grupi i ngushtë i miqve të Shakira-s po luajnë qartë një rol vendimtar teksa ajo po ambientohet në jetën e saj në Miami.

Olta Gixhari, projekt në Top Channel!


Horoskopi ditor, e martë 25 prill 2023













Horoskopi ditor, e hënë 24 prill 2023



