KreuStil Jetese

Nita: Luizi nuk e fiton Big Brother, ka bërë gabime! 

Nita: Luizi nuk e fiton Big Brother, ka bërë gabime! 

Banorët e Big Brother VIP Albania kanë komentuar së fundi lojën e njëri-tjetrit dhe cilat janë arsyet përse mendojnë që nuk duhet ta fitojnë këtë edicion. Nita Latifi foli për lojën e Luiz Ejllit, i cili edhe pse konsiderohet pretendenti ndoshta më i fortë për fitore, atë vetë, nuk e bind. Këngëtarja nga Kosova e quajti cudi faktin që cdo banor e ka marrë Luizin si shembull, dhe në mënyrë indirekte flasin për të si të ishte fituesi.

Sipas saj, Luizi nuk ka merita të mjaftueshme për të qenë fituesi, pasi është një person që e ka planifikuar që jashtë të mos jetë vetja, por të krijojë disa karaktere të ndryshme që i ka kopjuar.

“Fituesi nuk ka aspak tipare të ngjashme me Luizin. Luizi qysh në fillimet e tij e ka pasur gjithçka të planifikuar. Aftësia e vetme që kisha thënë që i ka mbajtur në mend të gjithë ato karaktere, gjithë ato personazhe, pastaj aftësinë për të krijuar situata dhe për t’u bërë një influencë për banorët këtu brenda. Realisht unë nuk e shoh këtë si aftësi për fitues. E shoh si aftësi për në vazhdimësi të lojës për të parë dicka interesante në televizion, por jo fitues”, u shpreh ajo.

Këngëtarja shtoi: “Një fitues mendoj që duhet të ketë vlera shumë të larta njerëzore, duhet të ketë një qetësi, duhet të ketë gabime më pak sa që ka bërë Luizi këtu në shtëpi, duhet me qenë më i vërtetë. Unë akoma nuk e kam parë Luizin e vërtetë”.

Mes tjerash, Nita tha që Luizi ka kufizuar lojën edhe të banorëve të tjerë e më së shumti të partneres së tij, Kiara Tito.

“E ka dënuar edhe një banor tjetër për hir të dashurisë. Kiarën nuk e ka lënë të bëhet lojtare, duke u përzier në lojën e saj. Thjesht në disa pika ka qenë e cenuar prej personit që e ka dashur më shumë”.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF