KreuStil Jetese

Fifi bëhet nënë! Ndan foton e parë dhe zbulon emrin e veçantë!

Fifi bëhet nënë! Ndan foton e parë dhe zbulon emrin e

Këngëtarja e njohur Fifi është bërë nënë për herë të parë. Ajo dhe partneri i saj Adis Patushi kanë mirëpritur një djalë së bashku. Lajmin e bukur këngëtarja e dha me anë të një postimi në rrjetin e saj social Instagram, ku përkrah fotos së tij të parë, ka zbuluar edhe emrin e të porsalindurit.

A post shared by Filloreta Raçi (@fifi.official.fr)

“Evladi – Theo Mal Patushi. 25.04.2023”, ka shkruar këngëtarja. Lajmin që ishte shtatzënë Fifi e dha në Festivalin e Këngës, duke u shprehur e lumtur që ishte në pritje të një fëmije. “Jam njeriu më i lumtur në botë. Unë po pres një fëmijë! Kënaqësia më e madhe se nuk kam kënduar vetë, kam kënduar me fëmijën tim brenda. Zoti i bekoftë të gjitha mamatë. Jam duke rritur diçka shumë të shenjtë brenda meje. Është më e rëndësishme se çdo gjë tjetër”, tha ajo në skenë.

A post shared by Filloreta Raçi (@fifi.official.fr)

Fifi prej më shumë se një viti është duke shijuar romancën me Adis Patushin. Gjatë kësaj periudhe të shpeshta kanë qenë rastet kur këngëtarja ka ndarë lumturinë me ndjekësit në Instagram, teksa i ka dedikuar fjalë zemre partnerit.

A post shared by Filloreta Raçi (@fifi.official.fr)

Kujtojmë që Adis Patushi është baba edhe i djalit Troi, nga marrëdhënia që ka patur me modelen Adrola Dushi.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF