KreuStil Jetese

Zbulohen detaje nga eventi i madh i Ermal Mamaqit!

Zbulohen detaje nga eventi i madh i Ermal Mamaqit!

Dy ditët transformuese që do ta dërgojë jetën e gjithë të pranishmëve në “I LOVE MY BUSINESS” në një tjetër nivel, po afrojnë. Eventi i madh i “I LOVE MY BUSINESS” nga Ermal Mamaqi do të mbahet më 28 dhe 29 prill në Pallatin e Kongreseve, një trajnim për njerëz në biznes dhe karrierë që duan të marrin më shumë dhe më të mirën në jetë!

Prej disa vitesh trajnimet e Ermal Mamaqit zënë një vend të rëndësishëm jo vetëm në jetën e tij, por edhe të gjithë atyre që kanë ndjekur qoftë dhe vetëm një herë trajnimet e shumta që ka realizuar. Trajnimi do të ketë shumë energji, frymëzim dhe mbi të gjitha mësime me vlerë. Si gjithmonë nëpërmjet humorit, do të merrni disa informacione dhe frekuenca pozitive që me siguri do t’ju pëlqejnë dhe ndihmojnë gjatë gjithë rrugëtimit tuaj në jetë e karrierë.

Më poshtë do të gjeni disa detaje që do t’u duhen për t’i marrë më të mirën këtij eventi:

• Oraret e Eventit

Eventi zgjat dy ditë.

Në ditën 1 të eventit Check in hapet në orën 12:00 dhe Eventi përfundon rreth orës 18:00 (mund të zgjasë dhe më tepër në varësi të ecurisë së trajnimit)

Në ditën 2 Check in hapet në orën 08:00 dhe Eventi përfundon rreth orës 18:00 (mund të zgjasë dhe më tepër në varësi të ecurisë së trajnimit)

• Biletat

Biletën e Eventit ju ka ardhur elektronikisht bashkangjitur me këtë mesazh. Atë duhet t’a paraqesësh në Check in në formë elektronike ose të printuar.

Biletën duhet t’a kesh gjithmonë me vete dhe nuk duhet t’ia tregoni askujt tjetër pasi është unike. Nëse skanohet një herë në check in nuk mund të skanohet përsëri.

• Regjistrimi dhe aksesi në sallë

Në pikën e regjistrimit do të pajiseni me byzylykun identifikues të cilin duhet t’a mbani të vendosur gjatë gjithë kohës ?

• Veshja

Për të patur një eksperiencë sa më të plotë, ju sugjerojmë të visheni komodë, sportivë dhe lehtshëm duke qenë se gjatë trajnimit do të ketë aktivitete, kërcime dhe ushtrime të ndryshme.

• Pushimi & Ushqimi

Nëse do të dëshironi, merrni me vete fruta të thata ose snacks për gjatë trajnimit.

Në kohën e drekës do të ketë një pushim gjatë të cilit mund të konsumoni ushqim.

Ju sugjerojmë të ushqeheni lehtshëm në mënyrë që të jeni sa më aktivë në vijimin e trajnimit.

Me mirësjellje ju kërkojmë që:

– Telefonat të mbahen ‘Silent’ për të mos shqetësuar askënd gjatë trajnimit.

– Nuk është e lejueshme që të bëni video të gjata të trajnimit.

– Për çdo nevojë gjatë eventit mund t’i drejtoheni ekipit tonë të cilët do të jenë në sallë përgjatë gjithë trajnimit.

 Vendndodhja e sallës:

Pallati i Kongreseve Tiranë

28 & 29 prill.

Trajnimi do të jetë në të dyja ditët, vendet janë të limituara, ndaj nxitoni të rezervoni në numrin e telefonit +355 68 400 9870

Ermal Mamaqi, ju pret për një eksperiencë unike!

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF