
Humbja e peshës duke ngrënë është e mundur, e kjo falë disa ushqimeve që djegin yndyrë, të cilat janë në gjendje të na ngopin dhe, në të njëjtën kohë, të përshpejtojnë metabolizmin tonë. Zakonisht përmbajnë shumë pak kalori, janë të pasura me fibra ose ujë, prandaj kërkojnë nga trupi ynë shumë energji për t’u përthithur: Një karakteristikë që për rrjedhojë i bën ato themelore për suksesin e çdo diete. Të njohura edhe si ushqime “termogjenike”, ato na lejojnë të humbim peshë pa shumë sakrifica:
Drithërat
Gjithmonë filloni ditën me një filxhan të mirë drithëra: ato çlirojnë energji gradualisht dhe për këtë arsye janë në gjendje të rrisin ndjenjën e ngopjes.
Perimet e paziera
Një alternativë e vlefshme për ushqimet me kalori të lartë të konsumuara në zyrë: në mëngjes, mos harroni të merrni me vete në punë, karrota, kastravece ose perime të tjera për të ngrënë.
Spinaqi
I pasur me lëndë ushqyese thelbësore për shëndetin tonë si vitamina, kalium, hekur dhe antioksidantë, spinaqi përmban një sasi të mirë fibrash që mund të rregullojnë nivelet e sheqerit.
Rukola
E pasur me vitamina A dhe C, rukola është në gjendje të stimulojë metabolizmin dhe të rrisë konsumin e kalorive.
Patatja e ëmbël
Përmban vitaminë B të aftë për të stimuluar metabolizmin.
Shpargu
Edhe shpargu përmban sasi të konsiderueshme të vitaminës B të aftë për të përshpejtuar metabolizmin dhe fibra esenciale për të rritur ndjenjën e ngopjes.
Brokoli
Një ushqimqë nuk duhet të mungojë në tryezë për vetitë e panumërta që ka si një aleat i fuqishëm në luftën kundër patologjive të shumta. Të papërpunuara ose të ziera, brokolitë janë të pasura me fibra dhe kripëra minerale dhe për këtë arsye janë në gjendje të aktivizojnë metabolizmin tonë.
Hudhra
Një antibakterial i vërtetë natyral i aftë për të forcuar sistemin tonë imunitar, për të mbajtur të ulët nivelin e kolesterolit dhe për të reduktuar molekulat e yndyrës.
Manaferrat
Të pasura me antioksidantë, manaferrat janë në gjendje të rregullojnë nivelin e insulinës në gjak.
Ananasi
Efekti i tij diuretik e bën atë një frut të aftë për të lehtësuar tretjen dhe largimin e yndyrave. Dhe pastaj është i pasur me substanca të dobishme për trupin si vitamina dhe kripëra minerale.
Qitorja
Është në gjendje të ngopë dhe gjithashtu ka një fuqi të fortë kulluese që e bën atë aleatin ideal në luftën kundër celulitit.
Luleshtrydhet
Edhe luleshtrydhet si qitrot janë në gjendje të luftojnë celulitin dhe përveçse janë të ulëta në kalori, janë edhe të shijshme.
Bishtajoret
Të pasura me fibra, qiqrat, thjerrëzat dhe fasulet janë jo vetëm një ushqim i aftë për të ngopur por janë edhe perfekte për të ndihmuar tretjen.
Mishi i bardhë
Mes tyre, zgjidhni atë të gjelit të detit, ka pak dhjamë dhe është në të njëjtën kohë të pasur me proteina thelbësore për ruajtjen e shëndetit.
Salmoni
Veçanërisht i pasur me Omega3, është ushqimi perfekt për djegien e yndyrës: përfshijeni në dietën tuaj të paktën 2-3 herë në javë.
Specia djegës
Përdoreni atë për t’i dhënë një shije shtesë pjatave të ndryshme: është në gjendje të rrisë metabolizmin.
Kanella
E përkryer për aromatizimin e ëmbëlsirave, kanella është gjithashtu një erëz që mund të japë një kontribut të vlefshëm në luftën kundër yndyrës së tepërt.
Çaji jeshil
Një aleat i çmuar për djegien e yndyrës që gjithashtu mund të nxisë tretjen dhe, në të njëjtën kohë, të mbrojë sistemin imunitar dhe të ngadalësojë procesin e plakjes.
Kafeja
Kafeja, përveçse nxit tretjen, ndihmon në djegien e yndyrës pas një vakti dhe përshpejton metabolizmin. Natyrisht nuk duhet ta abuzojmë sepse përveç përfitimeve ka edhe shumë efekte anësore.
Papaja
Papaja ka veti të panumërta të dobishme dhe rekomandohet gjithashtu për ata që duan të humbin disa kilogramë, sepse stimulon procesin e humbjes së peshës.




Olta Gixhari, projekt në Top Channel!


Horoskopi ditor, e martë 25 prill 2023













Horoskopi ditor, e hënë 24 prill 2023
