
Ndarja e Taylor Swift dhe Joe Alwyn befasoi të gjithë fansat e tyre në mbarë botën. Këngëtarja amerikane dhe shkrimtari anglez ishin në një lidhje prej gjashtë vitesh, dhe dasma e mundshme tashmë ishte në horizont. Lajmi për ndarjen e këngëtares vjen në të njëjtën kohë që ajo po përqendrohet në turneun e saj në SHBA.
“Entertainment Tonight” zbuloi gjithashtu këtë fundjavë se ndarja “ishte miqësore” dhe “nuk kishte dramë”. “Marrëdhënia u zhvillua dhe përfundoi natyrshëm”, citon media. Ata filluan të takoheshin në fund të vitit 2016, dhe një burim tha për “Entertainment Tonight” se tetorin e kaluar ata “po ia dilnin mirë” dhe se “marrëdhënia e tyre është super e fortë”.
Megjithatë, çifti gjithmonë u përpoq ta mbante lidhjen e tyre private, duke anashkaluar vazhdimisht aludimet se Alwyn i kishte dhënë asaj unazën e fejesës. Siç raportohet nga Radaronline.com, arsyeja pse Taylor Swift i dha fund lidhjes së saj me Joe Alwyn ishte sepse martesa do të ndodhte shumë shpejt dhe ajo nuk donte të lidhej me ndonjë angazhim.
“Ata kishin folur për martesën”, tha një burim. “Por Taylor nuk donte të martohej. Jeta përtej altarit nuk e tërhiqte”. I njëjti burim tha se Swift ishte shumë e trishtuar, por jo zemërthyer.


Horoskopi ditor, e mërkurë 26 prill 2023


Studimi: Ndotja e ajrit dëmton fëmijët!








Olta Gixhari, projekt në Top Channel!


Horoskopi ditor, e martë 25 prill 2023





