
Daniel Radcliffe, i njohur për rolin e tij ikonik si Harry Potter, është bërë baba për herë të parë me të dashurën e tij, Erin Darke. Çifti u pasë fundmi në New York City duke bërë një shëtitje me të porsalindurin e tyre. Daniel kishte vendosur kapuç, një maskë dhe kapele bejsbolli, ndërsa shtynte një karrocë fëmijësh blu.
Çifti u njohën në vitin 2012 gjatë xhirimeve të filmit “Kill Your Darlings”. Një burim i afërt me çiftin tha në mars: “Daniel dhe Erin nuk mund të ishin më të lumtur. Ata janë absolutisht të emocionuar dhe mezi presin të bëhen një familje prej tre anëtarësh. Është një gjë e jashtëzakonshme”.
Në një intervistë të mëparshme me Newsweek, Daniel përmendi se ai dëshiron që fëmijët e tij të ardhshëm të jenë rreth shesheve filmike, por ai nuk dëshiron që ata të bëhen të famshëm si ai. “Unë nuk do të doja famë për fëmijën tim. Setet e filmave janë vende të mrekullueshme. Shumë herë mund të jetë e mrekullueshme për fëmijët, por është me të vërtetë ana e famës që duhet shmangur me çdo kusht”.
Duket se Danieli dhe Erin po shijojnë kohën e tyre si prindër të rinj dhe janë të emocionuar për këtë kapitull të ri në jetën e tyre. Mesazhet uruese kanë ardhur si nga fansat ashtu edhe nga miqtë, ku shumë janë shprehur të emocionuar për çiftin.
Kujtojmë që ish-bashkëylli i Danielit në Harry Potter, Rupert Grint, u bë gjithashtu prind në vitin 2020, duke mirëpritur fëmijën e tij të parë me partneren e tij, Georgia Groom. Rupert, i cili luante mikun më të mirë të Harry-t, Ron Weasley, ndau një selfie të ëmbël të tij dhe foshnjës së tij.



Horoskopi ditor, e mërkurë 26 prill 2023


Studimi: Ndotja e ajrit dëmton fëmijët!








Olta Gixhari, projekt në Top Channel!


Horoskopi ditor, e martë 25 prill 2023




