KreuStil Jetese

Pas mbrëmjes së tensionuar, Kiara ka një mesazh thumbues për kritikët e saj!

Pas mbrëmjes së tensionuar, Kiara ka një mesazh thumbues për

Mbrëmja e së martës në shoën e Big Brother VIP Albania ishte e mbushur me tensione. Disa herë, Kiara Tito u zu  ngushtë nga opinionistët e programit, Zhaklina dhe Arbri ndërsa nuk arriti t`i përgjigjej sic duhej edhe disa prej banorëve të eliminuar, si Tea.

Situata u komentua gjerë e gjatë në rrjet, ku Luizi dhe Kiara janë tashmë një nga ciftet më të diskutuar. Moderatorja si për të shprehur publikisht mbështetjen për partnerin e saj publikoi në InstaStory një foto ku shihen me Luizin duke shkëmbyer një puthje brenda shtëpisë.Këtë ajo mesa duket e bëri si në shenjë replike ndaj kritikuesve, duke treguar se lidhja e saj me Luizin është e fortë, pavarësisht të gjithave.

Përpara kësaj sakaq, lëshoi dhe një mesazh thumbues për kritikët duke ndarë me ndjekësit një citat të shkrimtarit të njohur spanjoll, Carlos Ruiz Zafon.

“Është e çuditshme si i gjykojmë të tjerët dhe nuk e vërejmë sa i mjerë është përçmimi ynë”, shkruan Kiara. Moderatorja u eliminua nga shtëpia e Big Brother VIP Albania javën e kaluar, pasi nga banorët e rikthyer (Bledi, Kiara dhe Efi), publiku vendosi që kjo e fundit të shkonte në finale – dhe ishte vetëm një vend i rezervuar për ta në finalen e madhe.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF