
Një yll i platformës OnlyFans, e njohur ndryshe edhe si sozia e Kim Kardashianit ndërroi jetë pas një ataku kardiak vetëm disa orë pas ii ishte nënshtruar një operacioni plastik. Modelja 34 vjecare amerikane Christina Ashten Gourkani, vdiq në spital. Zemërthyer, familja e saj hapi një llogari në GoFundMe për të mbledhur fonde për funeralin që është planifikuar të mbahet javën e ardhshme.
Faqja përfshin një deklaratë që përcjell dhimbjen e familjes si edhe një përshkrim të shkurtër të momenteve që çuan në vdekjen e Christinas.
“Me pikëllim të thellë dhe një zemër jashtëzakonisht të rënduar, duhet të ndajmë me ju lajmin për vdekje tronditëse, fatkeqe dhe të papritur të vajzës dhe motrës sonë të bukur, të dashur Christina Ashten Gourkani”, shkruajanë të afërmit. Deklarata vazhdoi duke përshkruar momentin pikëllues që dikush thirri familjen e Christinas në orën 4.30 të mëngjesit duke bërtitur: “Ashten po vdes”.
Që nga e mërkura pasdite, GoFundMe ka mbledhur 3,540 dollarë (3,200 euro) nga objektivi i llogarisë, i cili është vendosur të jetë 40,000 dollarë (36,200 euro). Magdalena, një modele e varur nga kirurgjia plastike, e cila dikur pothuajse vdiq gjatë një procedure të tillë, shkroi për Christinan se: “Unë nuk e njihja personalisht, por nëse do ta shihja në Instagram do të mendoja se ishte vërtet e bukur, është shumë e trishtueshme që ajo sapo vdiq nga operacioni plastic. Është kaq e frikshme sepse me të vërtetë, ju kurre nuk mund ta dini se kur do të vdisni nga një ndërhyrje e rerzikshme”, tha ajo duke sqaruar se në fakt gjithmonë i druhet “dëmtimit të trurit” sa herë që shkon për të kryer një operacion plastik.






FOTO/ “Harry Potter” bëhet baba!



Horoskopi ditor, e mërkurë 26 prill 2023


Studimi: Ndotja e ajrit dëmton fëmijët!








Olta Gixhari, projekt në Top Channel!
