
Bruce Willis dhe Demi Moore janë zyrtarisht gjyshërit. Vajza e madhe e ish-çiftit Rumer Willis dhe partneri i saj Derek Richard Thomas njoftuan lindjen e vajzës së tyre Louetta Isely Thomas Willis në Instagram, duke shkruar, “Ti je magji e pastër. Lindur të martën më 18 prill. Ti je më shumë seç kemi ëndërruar ndonjëherë”.
Emma Heming, gruaja e Bruce Willis, shkroi, “Ne e duam kaq shumë”. Demi Moore, 60 vjeç dhe Bruce Willis, 68, të cilët ishin të martuar nga viti 1987 deri në 2000, kanë ruajtur një marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin që nga ndarja dhe familja mblidhet rregullisht gjatë festave të ndryshme.
Moore dhe Willis kanë dy vajza të tjera, Scout Willis, 31, dhe Tallulah Willis, 29, dhe Willis ka dy fëmijë të tjerë me Heming, Mabel Willis, 11 dhe Evelyn Willis, tetë. Rumer tregoi për “People” pak javë më parë gëzimin e familjes për foshnjën e re.
“Prindërit e mi janë shumë të emocionuar. Motrat e mia janë shumë të emocionuara dhe është shumë gëzim të sjell nipin e parë në familjen tonë”, tha ajo.
Lajmi i bukur vjen pasi familja po përballet me diagnozën e Bruce Willis të demencës frontotemporale (FTD). Willis ka filluar të ketë vështirësi në komunikim, si të përjetojë disa nga simptomat e tjera.

Kurani më i vogël në botë ndodhet në Shqipëri!


Konfirmohet rikthimi i Amber Heard në “Aquaman”!


Horoskopi ditor, e enjte 27 prill 2023











FOTO/ “Harry Potter” bëhet baba!



Horoskopi ditor, e mërkurë 26 prill 2023
