10 vite romancë së bashku me 7 vite martese, por familjes së “shëndetshme” të Neslihan Atagül mund t`i tronditen themelet! Aktorja shumë e dashur turke thuhet se është tradhëtuar nga bashkëshorti i saj, Kadir Doğulu.
Ai është parë shumë i afërt me vajzën në fotot më poshtë dhe duket se këtë herë pamjet janë bërë virale.
Duket se nuk është hera e parë që Kadir akuzohet për tradhëti, por ende pritet një reagim nga ana e Neslihanit.
Aktorja u përball vitin e kaluar me problem të mëdha shëndetësore; u tha se ajo vuan nga koliti spastik dhe mjekët e patën këshilluar të kujdeset për ushqimin, duhet të pakësojë stresin, të mos konsumojë lëndë ushqyese jo natyrale dhe me pesticide dhe ilaçe të ndryshme që mund të jenë të dëmshme për shëndetin e saj.