KreuStil Jetese

“A më do Kiara jashtë?! “Pse Luizi ka nevojë për një konfirmim të tillë?

“A më do Kiara jashtë?! “Pse Luizi ka nevojë për

Mbrëmjen e kësaj të shtune, në programin Big Brother VIP Albania, pas përfundimit të spektaklit u rezervua një mbrëmje me muzikë DJ, balerinë dhe pije alkoolike për 4 finalistët e këtij edicioni, Luizi, Efi, Dea dhe Kristi!

Ndërsa gotat e alkoolit dhe shotsat i zinin radhën njëra tjetrës, pas disa orësh katërshja finaliste u shfaqën paksa hakërqejf, pasi duket se alkooli bëri efektin e tij.

Ajo që duket se u dorëzua më shumë ndaj efektit të alkoolit ishte Efi e cila vetëm pak orë pasi në Prime i tha Luizit se sapo të mbarojë kjo eksperiencë nuk do të donte ta shihte më me sy për shkak të konflikteve që dyshja ka patur në shtëpi ditët  e fundit, nisi të shfaqë vlerësimin ndaj ish-mikut të saj Luiz Ejlli.

Madje Efi i dha jo pak informacione nga jashtë Luizit, i cili  edhe pse u mundua disa herë ta ndalonte të fliste, duket se e pati të pamundur të mos tundohej nga gjithë ai lum informacionesh.

Gjatë bisedës Luizi e pyeti Efin nëse Kiara  e do vërtetë jashtë, një pyetje kjo që habiti jo pak shikuesit pasi këngëtari është shprehur se i beson shumë të dashurës së tij, madje sipas tij ata kuptohen vetëm me sy.

Por pse i duhet Luizit një konfirmim i tillë? A duhet të mendojmë se ai dyshon tek sinqeriteti i Kiara Tito, apo thjesht dashur të provokojë Efin? Romanca mes Luizit dhe Kiarës është shoqëruar me pikëpyetje dhe dyshime në publik qysh prej rifutjes së moderatores në shtëpinë e Big Brother për herë të dytë, ku ajo pati një ndryshim tejet të theksuar ndaj të dashurit të saj.

Megjithatë si çdo marrëdhënie tjetër njerëzore edhe lidhja më e përfolur e këtij edicioni do të kalojë provën e kohës, nëse do të zgjasë apo jo.

Tags:

Home bordo

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF