KreuArt

100-vjetorin e lindjes së Kadri Roshit e organizon familja! Reagon Agron Llakaj: Ku është shteti shqiptar?

100-vjetorin e lindjes së Kadri Roshit e organizon familja! Reagon Agron

Familja e të madhit Kadri Roshi me rastin e 100-vjetorit të lindjes së tij ka organizuar një event. Lidhur me këtë fakt, ka reaguar i revoltuar aktori Agron Llakaj me anë të një postimi në rrjetin social Insatgram.

Llakaj thekson se ky event nuk duhet të organizohej nga familja por nga bashkia ose shteti shqiptar.

100-vjetorin e lindjes së Kadri Roshit e organizon familja! Reagon Agron

“Sot mora një ftesë nga Kliti (i biri i të madhit Kadri Roshi)…,e lexova ftesën dhe u revoltova, 100-vjetorin e këtij Gjeniu të kinemasë dhe teatrit shqiptar e organizon vet i biri…,po shteti, ku është shteti?!..po Bashkia e Tiranës?!

Mirënjohja dhe nderimi për këtë emër të madh, në këtë 100-vjetor duhet të kthehet në një ngjarje të madhe për të gjithë shqiptarët.

100-vjetorin e lindjes së Kadri Roshit e organizon familja! Reagon Agron

Teatri eksperimental me gjithë respektin, është i vogël për Artin e Tij të pakrahasueshëm.
Le të tregojmë se jemi popull dhe komb i qyteteruar…

Le ta lexojnë edhe ata që promovojnë 10 cm tru si investimin më të rëndësishëm të shoqerisë…, të marrin masa për organizimin madhështor të këtij 100-vjetori.  Le të tregojmë se s’jemi popull facebook, instagrami dhe tik-tok.
Uroj të jetë dhe të realizohet si e tillë dhe siç e meriton Ai.
KADRI ROSHI , Nder i Kombit…,Legjendë!”, ka shkruar aktori Llakaj në postimin e tij.

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF