KreuBeauty

3 trendet e grimit sipas specialistes Ela Pera!

Për të apasionuarit e modës kjo është periudha më e bukur e vitit, edhe pse Krishtindja është ende larg, ama është festë e modës, muaji i prezantimeve të koleksioneve dhe trendeve që do të drejtojnë stilin tonë në muajt në vijim.

Nëse edhe juve (njësoj si neve) ju mungon një biletë për në rreshtin e parë për të ndjekur nga afër sfilatat, ne kontaktuam një ndër grimieret më të njohura në Tiranë, Ela Pera për të na njohur me trendet e grimit.

3 trendet e grimit sipas specialistes Ela Pera!

Ela Pera tregon se këtë sezon fokusi kryesor janë sytë dhe përdorimi i ngjyrave të ndezura si mënyrë shprehje. Një eyeliner i theksuar në ngjyrat elektrike blu mbretëror, e kuqe apo e verdhë, do t’i japi portretit potencialin e duhur.

3 trendet e grimit sipas specialistes Ela Pera!

Grimierja e njohur këshillon që para çdo grimi, duhet t’i kushtohet rëndësia e duhur përgatitjes së lëkurës nëpërmjet produkteve hidratuese përshtatur sipas tipit të lëkurës. Një lëkurë me shkëlqim dhe e hidratuar është gjithmonë një bazë ideale për një grim perfekt.

3 trendet e grimit sipas specialistes Ela Pera!

Një tjetër trend make-up-i sipas Ela Pera është kombinimi i dy nuancave të kuqe dhe rozë tek mollëzat, për të krijuar një skuqje të trëndafiltë.

3 trendet e grimit sipas specialistes Ela Pera!

Ngjyrat vibrante nuk do të bëjnë përjashtim as tek buzët këtë sezon, dhe nëse bluja mund t’ju duket ide e guximshme, mendojeni sërish pasi duket se buzët nën intensitetin e ngjyrës së botës nënujore janë trendi i momentit. Sipas Peras nga ana tjetër nëse doni të notoni në ujëra të qeta, zgjidhni një ngjyrë neutrale si nude, camel apo kafe e lehtë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF