Për herë të parë në 95 vjet, në Britaninë e Madhe është zhvilluar një konkurs bukurie i vajzave pa make-up. Vajza e cila u kurorëzua si “Miss London 2023” ishte Natasha Beresford, 26 vjeçe, e cila impresionoi jurinë me bukurinë e saj natyrale.
Natasha Beresford, e cila është kurorëzuar si fituesja e parë e një konkursi të këtij lloji, punon si stomatologe. Si konkurrente ajo kishte dhe 18 vajza, të cilat ishin tërësisht pa grim apo ndërhyrje plastike. Me siguri, një konkurs i tillë mund të jetë i vetmi në botë aktualisht.
E veshur me një fustan të bardhë nusërie, bukuroshja arriti të merrte gjithë vëmendjen. Me origjinë nga Sheffield, e reja punon tashmë në Londër në një klinikë private dentare.
Ajo flet me shumë entuziazëm për punën e saj: U bënë vite që punoj në klinika dentare, më tej synoj të merrem me radiografinë dentare dhe edukimin për shëndetin oral. Kam dëshirë të punoj dhe si vullnetarë në klinikat shtetërore në Britani, ku të kujdesem për shëndetin oral të të pastrehëve, familjeve të varfra, refugjatëve, pacientëve me kancer apo atyre që kanë krijuar varësi ndaj lëndëve narkotike.
Çmimin e dytë e rrëmbeu 23-vjeçarja Afrose Ameen, studente inxhinierie dhe Temi Adeyemi bashkë me Alanta Richards.
Ky konkurs bukurie, i cili mund të jetë i vetmi në botë aktualisht, u mbajt në “Buckingham Gate Suites and Residences” në Londër dhe u sponsorizua nga marka e kujdesit natyral të lëkurës “Cetuem London”.




