KreuBeauty

Nga një sipërmarrje e suksesshme në Itali te një klinikë elitare në Tiranë: vizioni i Arvina Okshtunit që po ndryshon estetikën moderne

E pozicionuar në një nga zonat më elitare të kryeqytetit, Behar Beaute është klinika estetike më e re në treg, e cila ofron një gamë të gjerë shërbimesh në fushën e bukurisë dhe mirëmbajtjes së trupit, duke filluar nga trajtimet jo-invazive deri te procedurat më të avancuara estetike. E themeluar fillimisht në Romë nga një sipërmarrëse shqiptare, klinika është ndërtuar mbi eksperiencën shumëvjeçare në Itali dhe mbi dëshirën për të sjellë të njëjtin standard profesional edhe në Shqipëri. Në një intervistë për revistën Bordo, Arvina Okshtuni rrëfen rrugëtimin e saj në estetikë, sfidat për ndërtimin e biznesit nga zero dhe vizionin që qëndron pas Behar Beaute.

Nga një sipërmarrje e suksesshme në Itali te një


1. Si u gjendet në fushën e estetikës, si lindi ideja e biznesit tuaj?

Rruga ime në estetikë nisi nga një histori shumë personale dhe emocionale. Vëllai im pësoi një aksident shumë të rëndë, ku iu dëmtua pjesa e kokës dhe fytyrës. Për mua ishte shumë e rëndësishme që ai të rifitonte jo vetëm pamjen, por edhe vetëbesimin që kishte më parë. Pikërisht aty lindi dëshira ime për të studiuar dhe investuar në fushën e estetikës dhe rigjenerimit të fytyrës. Pas shumë vitesh jetese në Itali, vendosa të hap klinikën time të parë në Romë në vitin 2020, dhe suksesi që arritëm më motivoi të sillja të njëjtin standard edhe në Shqipëri.

2. Prej sa vitesh operoni në treg dhe mund të na thoni trajtimet që ofron klinika juaj?

Ne operojmë prej vitit 2020 dhe gjatë këtyre viteve kemi krijuar një eksperiencë shumë të fortë në trajtimet estetike moderne. Në klinikën tonë ofrojmë një gamë të gjerë trajtimesh si filler, mesoterapi, skin boosters, trajtime anti-age, trajtime të fytyrës, hidratim të thellë të lëkurës dhe shumë procedura inovative jo-invazive që fokusohen te bukuria natyrale dhe rezultatet elegante.

3. Keni më shumë klientë shqiptarë apo të huaj?

Kemi një kombinim klientësh shqiptarë io dhe të huaj, por një pjesë shumë e madhe e klientëve tanë vijnë nga Italia. Kjo vjen si rezultat i eksperiencës sonë shumëvjeçare atje dhe besimit që klientët kanë krijuar ndaj klinikës sonë dhe teknikave që përdorim.

4. Kush është një nga shërbimet më të njohura dhe të kërkuara në klinikën tuaj?

Ndër trajtimet më të kërkuara janë filler-at për harmonizimin e fytyrës dhe trajtimet rigjeneruese të lëkurës. Klientët sot kërkojnë rezultate natyrale, elegante dhe të freskëta, dhe kjo është pikërisht filozofia me të cilën punojmë çdo ditë në klinikën tonë.

5. Çfarë e dallon klinikën tuaj nga klinikat e tjera estetike në treg?

Ajo që na dallon është kombinimi mes eksperiencës italiane, teknikave inovative dhe qasjes shumë të personalizuar ndaj çdo klienti. Ne nuk fokusohemi thjesht te estetika, por te krijimi i një rezultati harmonik dhe natyral. Çdo trajtim realizohet me shumë kujdes, profesionalizëm dhe standarde të larta europiane.

6. A bashkëpunoni me specialistë ndërkombëtarë apo trajnoheni jashtë vendit?

Po, vazhdimisht trajnohemi dhe bashkëpunojmë me profesionistë ndërkombëtarë, kryesisht në Itali. Estetika është një fushë që evoluon çdo ditë dhe për ne është shumë e rëndësishme të jemi gjithmonë të përditësuar me teknikat dhe metodat më moderne.

7. A investoni më shumë në teknologji të reja apo në trajnimin e stafit?

Të dyja janë shumë të rëndësishme për ne. Investojmë vazhdimisht në teknologji moderne dhe produkte premium, por mbi të gjitha besojmë se suksesi i një klinike vjen nga profesionalizmi dhe formimi i stafit.

8. Si siguroheni që stafi juaj të jetë i kualifikuar dhe i përditësuar me metodat më të fundit?

Stafi ynë merr pjesë vazhdimisht në trajnime profesionale, seminare dhe kurse ndërkombëtare. Gjithashtu, ne punojmë me protokolle shumë të sigurta dhe standarde të larta për çdo trajtim që ofrojmë.

9. Cilat janë trendet më të reja në estetikë që po shihni të rriten në kërkesë?

Aktualisht po rritet shumë kërkesa për trajtime natyrale dhe jo-invazive. Klientët duan të duken më të freskët dhe të kuruar, pa humbur tiparet e tyre natyrale. Skin boosters, mesoterapia dhe trajtimet e rigjenerimit të lëkurës janë ndër trendet më të kërkuara.

10. A vini re më shumë kërkesa për trajtime jo-invazive apo procedura kirurgjikale?

Pa diskutim, trajtimet jo-invazive janë shumë më të kërkuara sot. Klientët preferojnë procedura me rikuperim të shpejtë, rezultate natyrale dhe pa ndërhyrje kirurgjikale.

11. A ofroni paketa të personalizuara për klientët?

Po, çdo klient trajtohet në mënyrë individuale. Ne krijojmë paketa dhe plane trajtimi të personalizuara bazuar te nevojat e lëkurës, mosha dhe rezultati që klienti dëshiron të arrijë.

12. Cilat janë sfidat më të mëdha që hasni si CEO në këtë fushë?

Sfida më e madhe është të ruash standardin maksimal në një industri që ndryshon vazhdimisht. Për mua është shumë e rëndësishme që çdo klient të marrë cilësi, siguri dhe rezultate të nivelit europian. Pikërisht ky përkushtim është arsyeja pse Behar Beaute vazhdon të rritet dhe të fitojë besimin e klientëve çdo ditë.

Nga një sipërmarrje e suksesshme në Itali te një

Nga një sipërmarrje e suksesshme në Itali te një