Avokatja më një karrierë të pasur në SHBA, Edit Shkreli, është betuar si gjykatësja e parë shqiptare në Nju-Jork. Zgjedhjet u mbajtën më 7 nëntor, dhe Edit Shkreli fitoi garën për gjykatëse në Gjykatën Civile të Nju-Jorkut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në vitin 2011, Shkreli përfundoi studimet e avokaturës ne New York Law School, duke u diplomuar juris doctor, cum laude. Pas pak muajsh, ka kaluar me herë të parë një nga provimet më të vështira të licencimit, provimin e Shtetit të Nju-Jorkut (“bar exam”).
Edita ka më shumë se tetë vite që punon pranë Gjykatave të Bronx-it dhe të White Plains me çështje komerciale, divorci, etj.. Ajo zotëron njohuri të larta juridike që së bashku me eksperiencat e saja e bëjnë atë të kualifikuar, për të marrë vendime të drejta për komunitetin tonë.
Gjithashtu ajo është pedagoge e përkushtuar në mësimdhënie, të cilën e ushtron te Nju-Jork Law School që në vitin 2019.



















