KreuBusull

Nga Muharrem Hoxha te Eva Alikaj dhe Aurel Plasari, 15 personalitete të njohur do të marrin pension të posaçëm

Nga Muharrem Hoxha te Eva Alikaj dhe Aurel Plasari, 15 personalitete të

Qeveria shqiptare ka shkruar në fletoren zyrtare një pension të posaçëm për 15 personalitete të fushave të ndryshme të artit dhe sportit për kontributin e dhënë gjatë karrierës së tyre.

Në këtë vendim është caktuar një listë emrash mjaft të njohur në fushën e artit skenik si Muharrem Hoxha, Eva Alikaj, Ardian Cerga por edhe në atë të muzikës e sportit si Frederik Ndoci, Suzana Frashëri, Roland Xhoxhi, Leonard Tase etj, në pikturë me Nazmi Hoxhën, pasuar te studiues Aurel Plasarin etj të cilët përfitojnë nga ky vendim.

Qeveria miratoi “dhënien shtese të pensionit të posaçëm shtetëror në masën e dhjetëfishit të pensionit social por shuma e pensionit të caktuar sipas ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, dhe përfitimeve të caktuara sipas ligjeve për skemat suplementare dhe trajtimet e veçanta, plus këtë shtesë, të mos kalojë dymbëdhjetëfishin e pensionit social”.

Lista me personalitetet:

Për dhënie shtese pensioni të posaçëm shtetëror znj. Eva Alikaj- aktore

Për dhënie shtese pensioni të posaçëm shtetëror z. Muharrem Hoxha- aktor

Për dhënie shtese pensioni të posaçëm shtetëror z. Federik Ndoci- këngëtar

Për dhënie shtese pensioni të posaçëm shtetëror z. Roland Xhoxhi- violinist

Për dhënie shtese pensioni të posaçëm shtetëror z. Leonard Tase- volejbollist dhe trajner

Për dhënie shtese pensioni të posaçëm shtetëror znj. Suzana Frashëri- soprano

Për dhënie shtese pensioni të posaçëm shtetëror z. Aurel Plasari- studiues

Për dhënie shtese pensioni të posaçëm shtetëror znj. Mimoza Ibrahimi- volejbollistja

Për dhënie shtese pensioni të posaçëm shtetëror z. Nazmi Hoxha- piktor

Për dhënie shtese pensioni të posaçëm shtetëror znj. Zhuljana Jorganxhi- poete dhe autore këngësh

Për dhënie shtese pensioni të posaçëm shtetëror z. Xhelal Kalaja- trajner basketbolli

Për dhënie shtese pensioni të posaçëm shtetëror Pavllo Mihali- atlet

Për dhënie shtese pensioni të posaçëm shtetëror znj. Diana Mata- qitëse

Për dhënie shtese pensioni të posaçëm shtetëror z. Ardian Cerga- aktor

Për dhënie pensioni të posaçëm shtetëror znj. Lulëzime Duka- volejbolliste

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF