KreuCelebrity

'32 vjeçe dhe akoma e virgjër', opinionistja e Big Brother VIP sherr me Shqipen!

'32 vjeçe dhe akoma e virgjër', opinionistja e Big Brother

Kanë debatuar ashpër me njëra-tjetrën Shqipe Hysenaj dhe opinionistja e “Big Brother VIP Kosova”, Anita Haradinaj mbrëmjen e djeshme gjatë primet të spektaklit. Sherri mes tyre nisi per shkak te Albes dhe Blerandos. Shqipja nuk i quajti të ndershme flirtimet e banores me këtë të fundit, por sjellja e saj e acaroi Aniten, e cila e akuzoi se merret me intriga.

Pjesë nga debati:

Shqipe: Kur nuk na ndjek mos fol kot.

Anita: Shqipe ti gjykon Albën 22 vjeçe ndërsa për vete që je 32 vjeçe ke thënë që je e virgjër, çfarë të themi pastaj! Kur nxirrni fjalë nga goja të mendoni edhe për pasojat dhe për të keqen që jeni duke i bërë vetes. 

Shqipja: Çfarë lidhje ka kjo?

Anita: Alba është totalisht në komoditetin e vet.

Shqipja: Po e justifikon?

Anita: E justifikoj, pse do justifikoj ty 32 vjeçe të virgjër dhe nuk do justifikoj një 22 vjeçare? Të kam thënë 100 herë që nuk dal në televizion që të bëj luftë me ty. Ti vazhdo dhe fol se na lodhe me moralizëm.

Shqipja: Çfarë të bëj se e kam moralin shumë të lartë.

Anita: S’ke fare moral moj, se meresh me intriga gjithë ditën.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF