KreuCelebrity

Alban Skënderaj: Miriami më ka nxirë jetën 6 vjet!

Alban Skënderaj: Miriami më ka nxirë jetën 6 vjet!

Alban Skënderaj u rrefye mbi sfidat e organizimit të koncertit të tij të madh në stadiumin “Air Albania’. Ai tha përballë Arbana Osmanit, ai se mbështetja e fortë nga bashkëshortja e tij, Miriam Cani, kishte pasur një rol vendimtar në këtë vendim.

Alban Skënderaj: Miriami më ka nxirë jetën 6 vjet!

Për vite me radhë, Miriami kishte insistuar që ai të merrte guximin për të mbajtur një koncert në stadium, duke i qëndruar pranë me besimin e saj të palëkundur në talentin e tij. Albani tregoi me humor se Miriami ia ka “nxirrë jetën” për gjashtë vite që ai të merrte këtë hap të rëndësishëm në karrierë.

'Ka katër, pesë, gjashtë vjet që më ka përsëritur këtë dëshirë dhe ka besuar tek unë 10-fishin e besimit tim,” shpjegoi Albani, duke shtuar se ishin të shumta bisedat dhe debatet që i çuan në këtë vendim.
Albani shprehi mirënjohje për përkushtimin e Miriamit, që e mbështeti në çdo hap.

“Vendimin për ta bërë koncertin në stadium e ka marrë Miriami, jo unë. Në fund, ajo kishte të drejtë – interesi dhe dashuria e publikut ishin jashtëzakonisht të mëdha,” u shpreh Albani.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF