Marina Vjollca është një nga vajzat më të pëlqyera të publikut, jo vetëm si moderatore por edhe si një nga figurat më të bukura televizive. Së fundmi ajo ka zgjedhur të që vijë pranë publikut të saj me markën e saj të bukurisë “Minë”.
Linjë bukure për të cilin mbrëmjen e kësaj të enjte ka organizuar një event luksoz në qendër të Tiranës, ku të pranishëm ishin figura të shumta mediatike dhe bashkëpunëtorë të saj prej vitesh.
Gjatë promovimit Marina zbuloi se si ide e gjitha nisi prej disa miqve të saj italianë, që kanë një përvojë të madhe suksesi me kompani, si L’Oreali dhe jo vetëm.
Për të gjithë të ftuarit ishte menduar një dhuratë nga linja “Minë”, ku të gjithë do të kenë mundësi të prekin dhe provojnë produktet që moderatorja ka sjellë, për të cilat është shprehur krenare për cilësinë që mbartin.



















