Në Golden Globes 2025, shumë aktorë e artistë të famshme mahnitën në tapetin e kuq, por duket se të tjerë patën disa dështime serioze në modë. Daily Mail e pyeti drejtpërdrejt Ariana Granden përmes një artikulli nëse kishte menduar se po shkonte ne një “festë me pizhama” me veshjen e saj.
Artistja zgjodhi një fustan ngjyrë bezhë-ari pa rripa kombinuar me doreza të gjata të bardha. Sipas të njëjtës së përditshme, Cynthia Erivo bëri një zgjedhje interesante me një fustan të zi me lule argjendi, të cilin e theksonte një dekolte e bollshme, por ato që tërhoqën më shumë vëmendjen ishin thonjtë e saj, tmerrësisht të gjatë me gurë të çmuar dhe me një model mermeri, që dukeshin si “kthetra”.
As Cate Blanchet nuk i shpëtoi kritikave dhe u pa duke përsëritur veshjet ylli zgjodhi një fustan interesant ngjyre floriri nga Louis Vuitton me bisht, kombinuar me këpucë me majë në të njëjtën ngjyrë, të cilin duket e kishte veshur edhe në Festivalin e Filmit në Kanë 2024.



















