KreuCelebrity

Në 30-vjetorin e lindjes, Kanye West publikon një video të Bianca Censorit (e zhveshur)!

Në 30-vjetorin e lindjes, Kanye West publikon një video të Bianca

Bianca Censori ka bërë emër me veshjet e guximshme dhe të veçanta që vetëm ajo mund të eci më aq besim në rrugë, duke shfaqur një stil që është padyshim i saji. Së fundmi në 30-vjetorin e saj të lindjes duket se ajo ka pranuar të shfaqet pa veshjet e saj, duke zgjedhur në vend të kësaj të pozonte nudo për Kanye West në një vaskë.

Në 30-vjetorin e lindjes, Kanye West publikon një video të Bianca

Por siç pritej, video ngjalli një valë kritikash, ka nga ata që i tërhoqi vëmendjen efekti i ngadaltë i videos, ka nga ata që vënë theksin te ngjashmëria me Kim Kardashian, ndërkohë që shqetësimi më i madh është se sjellja e saj tregonte për kontrollin që Kanye ka mbi të.  

Pavarësisht kritikave të vazhdueshme, thashethemeve dhe përpjekjeve për të krijuar një ndarje mes tyre, çifti qëndron i fortë. Ata vazhdojnë të injorojnë thashethemet dhe të qëndrojnë të bashkuar, duke dëshmuar se, në mënyrën e tyre unike, gjithçka po shkon mirë.

Në 30-vjetorin e lindjes, Kanye West publikon një video të Bianca

Sa i përket reagimit të publikut, ndërsa disa e admirojnë individualitetin e tyre të patrembur, të tjerë pyesin nëse ky është vetëm një kapitull tjetër në historinë e momenteve të diskutueshme të Kanye.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF