Skenaristi dhe regjisori Jeff Baena, bashkëshorti i aktores së famshme Aubrey Plaza, ka ndërruar jetë në moshën 47-vjeçare, ndersa ngjarja per momentin eshte e rrethuar me mister. Trupi i tij u gjet nga një asistent në shtëpinë e tij në Los Anxhelos, shkruajne mediat amerikane.
Baena, i njohur sidomos per regjine e filmave “The Little Hours”, “Life After Beth” dhe “Joshy”, lidhi kurore me Plazan në vitin 2021. Aubrey 40 vjeç, qe preku famen me serialet televizive The White Lotus dhe Parks and Recreation, ende nuk ka bere asnje koment publik, teksa rrethanat e vdekjes së regjisorit mbeten akoma të paqarta.
Baena u diplomua në Universitetin e Nju Jorkut me një diplomë në film përpara se të transferohej në Los Anxhelos për të ndjekur pasionin e për regjinë e filmit. Ai punoi në produksion për regjisorët Robert Zemeckis dhe David O’Russell, përpara se të shkëputej për krijuar filmat e tij.