Edhe pse kishte kerkuar rreptesisht nga te pranishmit te mos postonin foto nga dasma e saj, Lori Hoxha tani ka vendosur te ndaje me ndjekësit disa pamje nga dasma e saj e shumëpërfolur me Vis Bajraktari. Ajo ka postuar një fotografi, ku shihet në një fustan të bardhë mendafshi, të cilin e zbukuronin gurët në pjesën e sipërme, duke theksuar siluetën perfekte.
Në përkujtim të vitit që lamë pas, Lori ka shkruar një mesazh të ndjerë në mbishkrimin e saj: “2024 më dha bardhësinë që nuk e dija që më duhej dhe nëse 2025 ka dritë, e di që do të më gjejë.
Lori dhe Visi kanë një histori dashurie që ka filluar në bankat e shkollës dhe, pas një periudhe të gjatë, ata kishin preferuar të ruanin private detajet e jetës së tyre personale. Edhe pse cifti jane shumë të rezervuar, stilisti i njohur Valdrin Sahiti pati "guxuar" të shpërndante një foto nga ceremonia.