KreuCelebrity

Parashqevi u takua pas 15 vitesh me të birin / Detaje të reja: Djalin ia morën me polici!

Parashqevi u takua pas 15 vitesh me të birin / Detaje të reja: Djalin

Elton Ilirjani ka qenë i ftuar në Top Story dhe ka rrëfyer detaje nga takimi mes Parashqevi Simakut dhe djalit të saj Luke. Ai tha se divorci mes saj dhe Robert ka qenë një pjesë shumë e vështirë dhe se djalin i ati e ka marrë me polici, pas vendimit të gjykatës.


“Në fillim kishte frikë të hiqte mbulimin e fytyrës dhe i thash që është e pamundur ta takosh me fytyrë të mbuluar se ajo nuk do të të njohë dhe mu desh një orë ta bind. Ndoshta mbante mend dhe dramat dhe përplasjet kanë pasur kur ishte 5 vjeç sepse Roberti më tha që e kishte marrë me polici sepse nuk ishte as me nënë as me babanë, por në një vend tjetër.

Parashqevi u takua pas 15 vitesh me të birin / Detaje të reja: Djalin

Djali ka qenë më vetë në momentin deri sa është marrë vendimi i gjykatës. Është hera e parë ndoshta shumë e rrallë që një gjyqtare grua t’i heqë të drejtën nënës për fëmijën. Kam informacione të trishta se përse është marrë ky vendim. Do doja të konsultohesha me të dhe institucione të tjera për t’i ndarë.

Djali ishte i traumatizuar dhe më kërkoi që asnjë video dhe foto nuk do merrte imazhin e fytyrës së tij madje as në profil. Ai nuk donte që të ishte i famshëm. Takimi ishte në fillim mbi gjemba, kishte emocion shumë. Parashqevia u ngrit në këmbë, ajo e kontrollon veten, është një grua e fortë dhe nuk qan kollaj, por ajo pati një emocion.

Ndoshta nuk pati një emocion tipike shqiptare, por ajo është një nënë artiste, atipike, unë nuk prisja që të reagonte ndryshe, madje u surprizova që ajo i tha ‘shpirt i nënës’ dhe ai që i vuri kokën…”, rrëfeu ai.

Parashqevi u takua pas 15 vitesh me të birin / Detaje të reja: Djalin

Teksa më tej shtoi, “Ishte pak e pabesueshme në fillim, dhe kur e kam diskutuar me Parashqevinë më thoshte që është një ëndërr që mund të bëhet realitet vetëm duke u lutur te Zoti. Sot e them me plot gojën që pavarësisht atyre që kam bërë ishte vullnet i Zotit. Deri sa djali ka mbushur 18 vjeç ka patur një vendim që ajo nuk duhej t’i afrohej djalit. Duhet theksuar që djali e kishte humbur totalisht imazhin e nënës së tij, nuk e njihte fare. Djali kur ka ardhur ka ardhur i trembur, shumë i trembur”.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF