Besa Kokëdhima, e cila përfaqësoi vendin me këngën “Titan” në Eurovizion nuk mundi ta çonte Shqipërinë në finale. Por ajo po vazhdon te perflitet sakaq per veshjen e saj, qe kujtoi fustanin e Olta Gixharit P, ish-banore e ‘Big Brother Vip 2’, e cila në finalen e madhe kishte veshur të njëjtin model fustani si ai i Besës.
Detajet e që bënin diferencën mes veshjes së vajzave ishte se këngëtarja kishte edhe pjesën e kapuçit, duke sjellë disa rrudha me shumë në prerje. Edhe çarja e fustanit asimetrik apo dekolteja ishin paksa më ndryshe se fustani i Oltës, megjithëse, copa, ngjyra, koncepti i veshjes ishte thuajse i njëjtë. Të dyja fustanet janë stiluar nga stilisti Valdrin Sahiti, e kjo duket justifikon dhe ngjashmërinë mes tyre.
Sakaq, fotot e Besa Kokëdhimës nga skena e Eurovisionit teksa performonte, janë bërë virale në rrjetet sociale, pasi duket se e çara në fustanin e këngëtares ka treguar më shumë seç duhet.