KreuCelebrity

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez qenkan martuar në fshehtësi?

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez qenkan martuar në fshehtësi?

Cristiano Ronaldo është gati të mbushë 40 vjeç dhe portugezi ka arritur jetëgjatësi në futboll falë punës së tij të madhe, duke mbajtur një formë fizike të lakmueshme dhe gjithashtu duke pasur një partnere të shkëlqyer stërvitjeje si Georgina Rodriguez.

Së fundmi ai ka bërë një bashkëpunim me kompaninë e fitnesit 'WHOOP', ku flet për rutinën e tij të stërvitjes dhe përmend se kur nuk stërvitet në klub, ai stërvitet në shtëpi me gruan e tij pasi të dy 'i shtyjnë kufijtë e njëri-tjetrit'.

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez qenkan martuar në fshehtësi?

Cristiano Ronaldo iu referua Cristiano Ronaldo Georgina Rodriguez si gruaja e tij? Kjo frazë e vogël e portugezit ka nxitur spekulime mes fansave të futbollistit dhe atyre të spanjollës, të cilët besojnë se të dy janë martuar fshehurazi.

Kur portugezi nënshkroi me klubin e Arabisë Saudite Al-Nassr, pati shumë polemika për faktin se Arabia Saudite i ndalon çiftet e pamartuara të jetojnë së bashku, megjithëse raportohet se Shtëpia Mbretërore Saudite bëri një përjashtim për nënshkrimin e ri të yllit dhe partnerja e tij, Georgina Rodriguez...

Sipas “Page Six”, publicisti i Cristiano Ronaldos, kur u pyet nëse të dy ishin martuar, përmendi se “në këtë moment, nuk mund ta konfirmoj dhe as ta mohoj, sepse thjesht nuk e di”.

Futbollisti dhe Georgina janë çift që nga viti 2016. Portugezi është pothuajse 10 vjet më i madh se ajo dhe të dy kanë dy fëmijë - Alana Martina e lindur në 2017 dhe Bella Esmeralda në 2022.

Fatkeqësisht për çiftin, binjaku i Bella Esmeraldës, Angel, ndërroi jetë për shkak të komplikacioneve gjatë lindjes. Georgina Rodriguez lindi në Buenos Aires, Argjentinë, nga një baba argjentinas dhe nënë spanjolle, duke u zhvendosur në Spanjë kur ishte vetëm një vjeç. Ajo u takua me Cristiano Ronaldon në dyqanin Gucci ku punonte në atë kohë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by WHOOP (@whoop)

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF