Arbana Osmani rikthehet për publikun si moderatore. Ajo deri tani nuk ka pranuar të ndajë shumë detaje, por duket se puna ka nisur. Pak ditë më parë, Arbana dhe Olta Gixhari postuan foto së bashku gjatë kësaj kohe, teksa aktorja ka shkuar në xhirimet e moderatores. Fill pas kesaj, u aludua se Olta do të jetë pjesë e projektit të ri të Arbanës, por asgje nuk eshte konfirmuar.
Ndonëse ky është viti i dytë që prezantuesja nuk është më në moderimin e “Big Brother”, Arbana ka vendosur që në formatin e ri që po sjellë të ketë brenda edhe pak ‘Big Brother’, natyrisht duke sjellë një tjetër formulë, ndryshe nga ajo që më herët moderonte. Veç Olta Gixharit, duket se të ftuarit e famshëm të saj nuk do të mungojnë, edhe në episode të tjera. Mesa duket formati i ri i Arbanës, nuk do të ketë vetë kaq, por shumë muzikë dhe shumë emocione të forta për të përcjellë.
Osmani ka folur për planet e saj të ardhshme në televizion, pas më shumë se një viti shkëputje nga ekrani. Moderatorja, në një intervistë për emisionin ‘Oxygen’, është shprehur se do të bëjë diçka që nuk e ka bërë përpara, që do të përfshijë gjithçka që ka bërë përpara. “Po përpiqem të bëj diçka që nuk kam bërë përpara, me gjithçka që kam bërë përpara. Pra, pak ‘Big ‘Brother, pak reality, pak ‘Dua të të bëj të lumtur’, pak ‘1001’ pse, pak muzikë, pak festival. Unë kam pasur fatin të bëj shumëllojshmëri programesh dhe të gjitha kanë nga pak unë, pak Arbana. Unë jam emocionale, e bëj me pasion. Asgjë nuk e bëj për kot. Dua të kënaqem”, u shpreh ajo.
E pyetur nëse bëhet fjalë për hapjen e një podcasti, Arbana e mohoi duke thënë ‘jo’. Arbana ka pasur një karrierë të pasur me projekte të ndryshme, dhe ajo ndan se çdo program që ka bërë ka reflektuar pjesë të personalitetit të saj.“Kam pasur fatin të drejtoj programe të ndryshme dhe të gjitha përmbajnë pak nga unë. Jam një person emocional, e bëj gjithçka me shumë pasion dhe përkushtim. Asgjë nuk e bëj kot; dua që gjithmonë të kënaqem në atë që bëj”, shtoi ajo.



















