KreuCelebrity

Propozim për martesë në tubimin elektoral, Trump: "Prit të pyes gruan"!

Propozim për martesë në tubimin elektoral, Trump: "Prit

Donald Trumpi e ka vazhduar fushatën për zgjedhjet presidenciale amerikane. Ish-presidenti amerikan ka qëndruar në shtetin e Michiganit dhe ka pasur një bashkëbisedim edhe me një simpatizante. Në fakt, fillimisht një grua bërtet diçka të pakuptueshme dhe pasi u ndal së foluri republikani, ajo e përsërit pyetjen, “dëshiron të martohesh me mua?”

Propozim për martesë në tubimin elektoral, Trump: "Prit

Kjo kërkesë u prit me brohoritje përpara se 78-vjeçari t’i përgjigjej gruas me shaka: “Më lër të konsultohem me ish-Zonjën e Parë… për mua është në rregull, por më lër të konsultohem”.

Donald Trump është i martuar me 54-vjeçaren sllovene, Melania Trump, me të cilën ka një djalë. Kujtojmë se miliarderi amerikan ishte i martuar edhe me Ivana Trumpin deri në vitin 1990, me të cilin ka tre fëmijë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF