KreuCelebrity

Danimarka fiton Miss Universe 2024!

Danimarka fiton Miss Universe 2024!

Victoria Kjær Theilvig e Danimarkës është kurorëzuar Miss Universe 2024, duke u bërë danezja e parë që ka fituar ndonjëherë këtë konkurs. 21-vjeçarja, kërcimtare, sipërmarrëse dhe avokate aspiruese, mundi më shumë se 120 konkurrentë të tjera për të fituar konkursin vjetor të bukurisë në Mexico City të shtunën mbrëma.

Ajo u duartrokit nga konkurrentët e tjerë në skenë ndërsa pranoi kurorwn nga bukuroshja në fuqi Sheynnis Palacios nga Nikaragua. Finalja e këtij viti shfaqi një performancë nga këngëtari Robin Thicke dhe u drejtua nga ylli i "Saved by the Bell" Mario Lopez dhe ish-Miss Universe Olivia Culpo.

Danimarka fiton Miss Universe 2024!

Chidimma Adetshina e Nigerisë u zgjodh nënkampione e parë dhe Maria Fernanda Beltran e Meksikës nënkampione e dytë. Suchata Chuangsri nga Tajlanda dhe Ileana Marquez Pedroza nga Venezuela pasuan – me Pedroza, një nënë 28-vjeçare, që bëri histori në pesëshen e parë pasi konkursi hoqi disa kufizime në vitet e fundit.

Ky vit shënoi herën e parë në historinë 72-vjeçare të Miss Universe që gratë e moshës mbi 28 vjeç u lejuan të hynin. Heqja e kufirit të moshës erdhi mes thirrjeve në rritje për modernizimin e konkursit. Përpara konkursit të vitit 2023, Organizata Miss Universe hoqi gjithashtu një ndalim për gratë shtatzëna ose nënat, dhe gratë që janë - ose kanë qenë ndonjëherë - të martuara.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF