Ministrja suedeze e barazisë gjinore, Paulina Brandberg, ka një fobi të çuditshme. Ajo ka frikë nga bananet dhe për këtë arsye stafi i saj duhet të marrë masa të veçanta. Kështu, personeli duhet të kontrollojë të gjitha dhomat përpara çdo takimi apo vizite zyrtare dhe në mënyrë specifike të kërkojë që të gjitha bananet të hiqen.
Brandberg postoi në X (ish-Tëitter) në 2020 se ajo kishte "fobinë më të çuditshme në botë ndaj bananeve" dhe po merrte ndihmë nga specialistët. Ndërkohë tani këto pastime janë fshirë.
Informacioni se stafi që punonte për ministren kërkonte që çdo banane të hiqej përpara vizitave zyrtare të saj u bë publik pasi gazeta suedeze Expressen citoi emailet e rrjedhura në shtyp. E-mailet, të cilat dyshohet se janë dërguar para vizitave zyrtare, përfshirë një drekë VIP, kërkonin që bananet të mos lejoheshin në ambiente të caktuara dhe i referoheshin faktit që Paulina Brandberg ka një "alergji të rëndë" ndaj frutave.
Çfarë është bananafobia dhe si shfaqet ajo
Bananafobia është e rrallë dhe e pazakontë. Vetëm pak njerëz në mbarë botën vuajnë nga ky çrregullim specifik i të ngrënit. Bananafobia nuk është një gjendje e zakonshme dhe për këtë arsye nuk klasifikohet zyrtarisht. Ashtu si me shumë fobi të rralla, faktorët shkaktarë për njerëzit me bananefobi mund të jenë të vështira për t'u përcaktuar, por ekspertët thonë se shpesh mund të rrjedhin nga fëmijëria.
Bananafobia mund të shkaktohet ngedhe nga vetëm pamja ose dhe aroma e frutave dhe mund të shkaktojë simptoma serioze si ankthi dhe të vjellat.