Duket se do te kete surpriza te medha sonte në ‘Big Brother VIP Kosova’. Një prej banoreve, Drenusha Latifi, e cila bëri bujë për marrëdhënien me ish-bashkëshortin e saj, Atilla Kardesh, pasi e akuzoi për dhunë fizike, do te gjendet përballe ketij të fundit.
Moderatorja e ‘Big Talk’ ka konfirmuar se Atilla do të jetë pjesë sonte e ‘BBVK 3’. “T’ua jap një informacion ekskluziv, sot na pret një prime i jashtëzakonshëm, një ndër ngjarjet mundet me qenë edhe Atilla që mundet me ardhë dhe me jap atë anën e tij se cka ka ndodhur pak a shumë me Drenushën, me pas një ballafaqim mes dyshes. Edhe me fëmijët, mundet me qenë edhe Atilla“, tha moderatorja e Big Talk në Kosova Today. Madje, ajo hodhi dyshimet se mund të ketë ballafaqim edhe me Rezin, banorin me të cilin Drenusha është parë e afërt me të.
Disa muaj më parë, ish Miss-i zbuloi se ka qenë viktimë e dhunës në familje. Ajo publikoi disa fotografi, me anë të të cilave tregoi dhunën e ushtruar nga ish-partneri.



















