KreuCelebrity

10 vdekje të lidhura me dobësues si Ozempiku konfirmohen nga autoritetet britanike!

10 vdekje të lidhura me dobësues si Ozempiku konfirmohen nga

Organizata mbikqyrëse e barnave në Britaninë e Madhe ka marrë raporte për dhjetë vdekje të lidhura me përdorimin e ilaçeve për humbje peshe. Ka pasur gjithashtu 7,228 raporte për të përzier, të vjella dhe diarre të lidhura me Wegovy dhe Ozempic, shkruan Daily Mail.

10 vdekje të lidhura me dobësues si Ozempiku konfirmohen nga

Nga këta, 68 pacientë janë pranuar në spital, tha Agjencia Rregullatore e Barnave dhe Produkteve Shëndetësore (MHRA). Numrat bazohen te përdoruesit ose punonjësit e kujdesit shëndetësor që informojnë rregullatorin për reaksionet anësore ndaj barnave të njohura si GLP-1RA'. Një vdekje e raportuar ose një reagim negativ nuk do të thotë domosdoshmërisht se është shkaktuar nga ilaçi, vetëm se dikush kishte dyshime se mund të ketë qenë.

Sëmundjet themelore ose të njëkohshme dhe ilaçet e tjera që pacientët mund të kenë marrë në kohën e vdekjes së tyre mund të jenë përgjegjëse dhe ngjarje të tilla mund të jenë gjithashtu të rastësishme, pohuan ekspertë për revistën tregtare Chemist and Druggist. MHRA javën e kaluar u bëri thirrje profesionistëve të kujdesit shëndetësor të 'raportojnë rastet e keqpërdorimit' dhe 'të informojnë pacientët për efektet anësore të zakonshme dhe serioze të lidhura me GLP-1RA'.

Agjencia thotë se ka dijeni për 46 shtrime në spital që nga 16 gushti – duke sugjeruar se kishte pasur 22 raporte shtesë në dy muaj, që përfaqëson një rritje prej 48 për qind. Me këtë alarm, paralajmërohen profesionistët e kujdesit shëndetësor që 'të jenë të vetëdijshëm se ka pasur raportime për keqpërdorim të mundshëm të GLP-1RA për indikacione të paautorizuara, si humbja estetike e peshës'.

Rregullatori tha se 'profesionistët e kujdesit shëndetësor duhet... të jenë vigjilentë për shenjat e keqpërdorimit të këtyre barnave tek pacientët e tyre, t'i paralajmërojnë këta pacientë se janë në rrezik të efekteve anësore dhe të raportojnë çdo reagim negativ'.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF