Dua Lipa ka dalë fitimtare në një çështje të rëndësishme ligjore që lidhet me megahitin e saj, “Levitating”. Një gjykatës federal në New York ka rrëzuar një padi për shkelje të të drejtave të autorit ndaj shtëpisë diskografike Warner Records dhe Dua Lipës, duke vendosur që kënga “Levitating”, e publikuar në vitin 2020, nuk ka kopjuar në mënyrë të paligjshme një këngë disko të vitit 1979.
-
Si të harrosh një ish-të dashur në 10 hapa!
27 Mars, 14:51
Në një vendim të dhënë të enjten (27 mars), gjykatësja Katherine Polk Failla ka dhënë një vendim përfundimtar në favor të Lipës dhe bashkëpaditurve të saj, duke konstatuar se paditësit nuk arritën të provonin ngjashmëri të konsiderueshme midis elementeve të mbrojtura të veprave.
Ndër bashkëpaditurit ishin kompanitë ‘Sony Music Publishing (US) LLC’, ‘Universal Music Corporation’ dhe ‘Warner Records Inc’, si dhe bashkëautorët e “Levitating”, Clarence Coffee, Jr., Sarah Hudson dhe Stephen Kozmeniuk.
“Gjykata përfundimisht arrin në përfundimin se nuk mund të ketë ngjashmëri të konsiderueshme (dhe për rrjedhojë as shkelje të të drejtave të autorit) sipas ligjit, sepse ‘ngjashmëria midis veprave ka të bëjë vetëm me elemente që nuk mbrohen nga të drejtat e autorit të veprës së paditësve’”, shkroi gjykatësja Failla.