Vera e nxehtë e Fedez-it!
Duket se ndarja nga influencerja Chiara Ferragni ka bërë që Fedez tashmë beqar të shijojë jetën sido t'i vijë. Pasi u kap mat me dy partnere të reja javët e fundit, reperi italian ka zgjedhur të mos krijojë një lidhje stabël, por si një bletë të çukasë lule më lule. Revista italiane Chi ka publikuar një tjetër romancë të Fedez dhe kësaj here bëhet fjalë për modelen Luna Shirin Rasia. Dyshja janë fotografuar duke kaluar çaste intime me njëri tjetrin, teksa puthen gjithë pasion në një plazh në Sardenja. Luna është 'flaka' e tretë për Fedez që po kalon një divorc plot me romanca të reja, brenda shumë pak kohe. Ndarja e bujshme e Chiara Ferragni dhe Fedez nuk ka ardhur aspak miqësisht, ndërda blogerja thuhet se ka nisur një histori dashuri brenda një skandali, pasi 'flaka' e re e Ferragnit është Silvio Campara, i cili është i martuar me mikeshën e Chiaras.
