Divorci i Princ Lekës dhe ish-bashkëshortes Elia Zahatia u zyrtarizua më datë 25 prill të këtij viti. Ndërkohë që martesa e tij ishte në proces divorci, Leka ka nisur edhe romancën me partnerën e tij të re, Blerta Celibashi. Dyshja aktualisht kanë nisur bashkëjetesën, e duket se shumë shpejt ata mund të shkojnë drejt altarit. Të paktën një koment në instagramin e fotografes Celibashi është bërë shkak që ndjekësit të dyshojnë se familja mbretërore shumë shpejt do të ketë një dasmë.
"Yll me yll të ka rënë nuri i dasmës"; ka shkruar një prej miqve të Blertës në një prej fotove të saj, ndërsa nuk ka munduar një 'like' nga ana e fotografes.
Kaq ka mjaftuar që ndjekësit të nisin aludimet se 'nuri i dasmës' do të thotë se Blerta do të bëhet nuse.
Blerta dhe Princ Leka kanë nisur historinë e dashurisë disa muaj më parë, ndërsa së fundmi janë fotografuar shpesh nën shoqërinë e njëri tjetrit, në kafene, aeroporte, qendra tregtare apo rrugëve të Tiranës.