Rihanna dhe A$AP Rocky shijuan një ditë plazhi familjar në Barbados këtë fundjavë. Çifti, i cili filloi të dilte bashkë në vitin 2020, kaloi kohë tejet të lumtur me dy djemtë e tyre, RZA, 2vjeç dhe Riot, 1 vjeç. Për ditën e plazhit këngëtarja e 'Diamonds', 36 vjeçe,veshi një kostum banje të zezë, ndërsa në fytyrë nuk kishte vënë asnjë grimë make up-i.
A$AP, i lindur me emrin Rakim Mayers, ishte i veshur me një bluzë vjollce dhe mbathje noti të zeza teksa lodronte me të birin RZA ndërsa RiRi mbante Riot.
Pushimet e ëmbla familjare të çiftit të famshëm vijnë pasi javën e kaluar dy artistët u dukën se po kalonin shumë mirë nën shoqërinë e njëri tjetrit teksa kishin hipur në një varkë me fryrje.
Themeluesja e Fenty ndodhet prej disa ditësh në vendlindjen e saj Barbados, ku edhe pak ditë më parë mori pjesë në Karnavalet e Barbados pas një shkëputje 5 vjeçare që prej pjesëmarrjes së fundit në vitin 2019.